Islam Borinca fitojë bursën e doktoratës nga qeveria zvicerane

Falë studimeve në degën e Psikologjisë të Fakultetit të Filozofisë në UP të nivelin bachelor dhe master, Islam H. Borinca ka arritur të fitojë bursën e doktoratës nga qeveria zvicerane, që i ipet vetëm një kandidati nga Ballkani, ku përfshihen edhe shtetet si Moldavia dhe Ukraina.
Ai po studion për Psikologji Sociale më saktësisht “Kontaktin ndër-grupor” në University of Geneva, gjithashtu po kryen detyrën si asistent hulumtues po aty.
Islami, sa ishte pjesë e UP-së, ka publikuar disa punime shkencore, ku edhe sipas matësit të Google Scholar, janë cituar nga autorë ndërkombëtarë. Si temë të diplomës për master kishte zgjedhur “Objektifikimin seksual dhe përjashtimin social”, ku mund të gjendet edhe në revistat e Springut.
Për Islamin, gjitha këto suksese janë falë studimeve në UP.
“Në sajë të temës së realizuar në Universitetin e Prishtinës, kisha nderin që para pak muajve të jem në New Jerseay me ftesë të Bill Taverner, drejtor i American Journal Sexuality Education për të prezantuar temën në fjalë. Pastaj kisha nderin të prezantoj edhe në një nga Konferencat e Universitetit të Chamberry në Francë. Pra, suksesi i nisur në UP nuk mungon edhe në arenën ndërkombëtare, kështu që jam krenar të përfaqësoj vendin tim si bursist në Zvicër dhe kudo tjetër”, përfundon Islami. Transmeton faqa Universiteti i Prishtinës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *