Studentët e Fakultetit të Drejtësisë marshim homazh për Arielën

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë, ku studionte Ariela Murati, kanë marshuar në rrugët e Tiranës në homazh të shoqes së tyre.
Ata janë nisur nga Fakulteti i Drejtësisë deri në vendin ku Ariela humbi jetën, në formë homazhi por edhe proteste për shoqen e tyre të vrarë dy ditë më parë. Grupi i klasës së 21-vjeçares nga Fieri, së bashku me petagogë të Fakultetit por edhe studentë të tjerë, kanë marshuar nëpër rrugë, teksa mbanin lule, dhe foton e 21-vjeçares në duar.
Ata kanë ndezur qirinj përpara fotos së Arielës, si edhe kanë vendosur lule në shenjë nderimi.
Studentët e Juridikut kanë vendosur lule përpara Fakultetit të Mjekësisë. Ditën e djeshme ata janë nisur drejt Zharrëzës për të marrë pjesë në varrimin e Arielës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *