Politikanët shqiptarë në Serbi nuk zhgënjejnë, zihen në kuvend (VIDEO)

Është ndërprerë seanca e katërt e Kuvendit Komunal pas një përballjeje ndërmjet kryetarit të komunës së Preshevës Shqiprim Arifi dhe kryetarit të BDL-së Skender Destani.

Debati filloi që në momentin kur kryetari i komunës ishte në foltore dhe Destani filloi që të përgjigjet nga vendi ku ishte ulur, e më pas debati u bë edhe më i ashpër kur Skender Destani u përpoq t’a sulmoj fizikisht kryetarin Arifi.

Përveç përballjes së ashpër brenda sallës së kuvendit si pasojë e së cilës u ndërpre dhe seanca, konflikti vazhdoi edhe në hollin e kuvendit komunal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *