Heroi i shpëtoi njëra pas tjetrës

Teksa sytë e të gjithë botës janë kthyer kah Rusia, ku po zhvillohet kampionati Botëror FIFA 2018, vendi po përballet me fatkeqësi të mëdha natyrore.

Përmbytjet në qytetin Nijnij Novgorod, ku luhen edhe disa takime të Kupës së Botës, janë sjellë në axhendën ndërkombëtare nga agjencia e lajmeve “Reuters” me anë të disa fotove.

Qyteti u kthye në një liqen pas rreth gjysmë ore shiu. Fotoreporteri i“Reuters” ka kapur heroizmin e një burri, i cili shpëtoi njëra pas tjetrës dy gra të cilat kishin mbetur të bllokuara në makina.

Me të parë gratë që qanin nga paniku, burri, identiteti i saktë i të cilit nuk dihet, zbriti nga makina e tij dhe mori gratë në krahë duke i shpëtuar nga përmbytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *