Pas 3 golave, “mbreti” i Anglisë: Do të doja Dua Lipën

“Mbreti” i Anglisë Harry Kane shënoi dje 3 gola në ndeshjen kundër Panamasë të vlefshme për Botërorin, një fitore që sa vlen për pikët vlen edhe për golavarazhin personal të sulmuesit, i cili tashmë numëron 5 gola në dy ndeshje.

Kane është bërë idhull në Angli duke mos zhgënjyer tifozët dhe kjo bëri që pas atij hat-tricku të djeshëm të merrej në pyetje nga shumë televizione ndërkombëtare.

Gjatë një interviste për një kanal brazilian, i cili i kërkon çdo lojtari që shënon hat-trick të përzgjedhë këngën e tij të preferuar që ajo të dëgjohet në studio, Harry Kane kërkoi Dua Lipën.

Sulmuesi i 3 Luanëve është shprehur:

Hmmm, unë nuk isha i përgatitur për këtë lojë… Dua këngën e Dua Lipës “One Kiss” me Calvin Harris.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *