Zbulohet receta e bukës më të vjetër në botë, plotë 14 mijë vjeçare

Në të quajturën “Shkretëtirë e zezë” në Jordani, u gjet receta më e vjetër në botë e bukës.

Sipas recetës që mendohet të jetë 14.000-vjeçare, mielli i grurit dhe elbit përzihet me rrënjët e bimëve. Pastaj shtohet uji dhe vendoset në furrë.

Deri më tani, para këtij zbulimi të fundit, mendohej se gjurmët më të vjetra që lidheshin me bukën e parë e kishin origjinën në Catalhoyuk të Turqisë, para rreth 9000 vjetësh.

Shkencëtarët zbuluan dy furra të mëdha dhe në secilën prej tyre u gjetën thërrime buke.

Gjurmët e mullirit, zënies së brumit dhe përzierjes u gjetën në mbetjet e analizuara nga mikroskopi.

Shkencëtarët u përpoqën të bënin bukë sipas recetës së vjetër. Ata thanë se shija është e ngjashme me bukën e sotme në varësi të disa lloje drithërash.

Dorian Fuller, një profesor në University College London, thekson se është kjo ishte prova më e vjetër i një vakti ushqimi me disa produkte.

Ai shton:

Ata kishin bukë, mish të pjekur gazele dhe e përdorën atë për një vakt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *