50 te dhena interesante mbi Kinën

Gezim Kalldani

Kina është vendi më i madh në Azi, vendi me popullsinë më të madhe në botë, vendi ku gjenden shumë bukuri përrallore, vendi me një kulturë mbi 5 mijë vjeçare. Kina është vendi ku janë bërë shpikjet e para të shumë mjeteve që përdorim dhe sot. Kina është dhe vendi i çajit. Është ekonomia e dytë e botës dhe vendi kryesor i investimeve për kompanitë e mëdha botërore. Ja disa kuriozitete të tjera për Kinën që ndoshta nuk i kishit dëgjuar më parë:

1. Kina prodhon dhe përdor 60% të çimentos së botës
2. Linjat hekurudhore të Kinës mund të rrethojnë tokën 2 herë
3. Çdo vit në Kinë priten 20 milionë pemë për të bërë shkopinj ngrënieje
4. Kina është vendi ku rriten gjysma e derrave të botës: 475 milionë
5. Në vitin 2012 kinezët konsumuan 52 milionë tonë mish derri
6. Kina prodhon 46% të qymyrgurit të të gjithë botës
7. Vetëm një distrikt në Kinë, distrikti Datang prodhon 8 miliardë palë çorape në vit, ose 16 miliardë copë.
8. Kina është vendi me popullsinë më të madhe në botë. Një në 5 persona sot në Tokë është kinez.
9. Letra e tualetit është shpikur në Kinë dhe më parë përdorej vetëm nga perandorët
10. Kinezët shpikën letrën, busullën, printerin dhe barutin.
11. Kinezët shpikën balonat rreth 3 mijë vjet më parë. Ato përdoreshin për të trembur armikun në luftë, dhe Marco Polo (1254-1324) tha dikur se balonat mund të parashikonin gjithashtu suksesin e një udhëtimi.
12. Shumë historianë besojnë se futbolli u shpik në Kinë rreth vitit 1000 para erës sonë.
13. Ping-pongu është një nga lojërat më të famshme në Kinë.
14. Hobi numër një në Kinë ka qenë filatelia.
15. Arinjte Panda e kanë origjinën 2-3 milionë vite më parë. Sipas filozofisë kineze universi përbëhet nga 2 forca të kundërta, Yin dhe Yang. Panda është simbol i kësaj filozofie me kontrastin që ka në bardhë e zi. Kinezët besojnë se natyra paqësore e pandës paraqet faktin se si Yin dhe Yang sjell paqe dhe harmoni kur është në ekuilibër. Pra, panda është simboli i paqes në Kinë.
16. E bardha, dhe jo e zeza, është ngjyra që përdoret për funerale në Kinë.
17. Zhang Heng, një astronom kinez shpiku në vitin 130 instrumentin e parë për monitorimin e tërmeteve. Kjo pajisje mund të zbulonte drejtimin e tërmetit
18. Kinezët shpikën akulloren duke rrethuar me dëborë një mix qumështi me oriz. Thuhet se ishte Marko Polo ai që e çoi akullore nga Kina drejt Europës së bashku me makaronat.
19. Ishte kinezi Su Song i cili ndërtoi orën e parë mekanike në mesin e viteve 1088 dhe 1092. Kjo orë mund të tregonte kohën si dhe kastelacionet.
20. Emri i kryeqytetit të Kinës ka ndryshuar me kalimin e shekujve. Në fillim ishte Yanjing, më pas Dadu, dhe Beiping. Peking ose Beijing do të thotë “Kryeqyteti verior.” Pekini është qyteti i dytë për nga madhësia i Kinës, pas Shangait. Në Pekin ndodhet dhe Muri i Madh Kinez, një nga mrekullitë e botës.
21. Në të kaluarën, ekzistonte një zakon për burrat dhe gratë e pasura- ata rrisnin shumë thonjtë si shenjë e gradave apo shtresës së tyre. Ata i bënin thonjtë me dekoracione prej ari dhe argjenti për t’i mbrojtur ato nga thyerja.
22. Kina është vendi i çajit. Sipas një legjende të famshme, çaji u zbulua nga perandori kinez Shennong në vitin 2737 para Krishtit, kur një gjethe çaji ra në filxhanin e tij me ujë të ngrohtë. Kinezët e konsiderojnë çajin një nevojë për jetën.
23. Kina është vendlindja e arteve marciale. Në lashtësi njerëzit e parë luftonin për të mbrojtur veten nga kafshët e egra. Më vonë njerëzit filluan të stërviteshin fizikisht që të kishin më shumë sukses në luftërat midis vendeve. Në Kinë këto praktika janë përdorur nga gjeneralë, ushtarë, luftëtarë, etj., të cilët përpiqeshin të përmirësonin artin e luftimit dhe filluan të përhapin njohuritë e tyre.
24. Festa më e rëndësishme në Kinë është Festa e Vitit të Ri kinez apo Festa e Pranverës.
25. Gjuha kineze flitet nga 92% e popullsisë kineze. Ka të paktën 7 familje të mëdha të gjuhës kineze, përfshi Mandarin, Kantonisht, Wu, Hakka, Gan, Xiang, dhe Min.
26. E kuqja simbolizon lumturinë për kinezët dhe përdoret gjerësisht në të gjitha festat dhe eventet e tjera të gëzuara në Kinë, përfshi ditëlindjet dhe martesat.
27. Në Kinën e lashtë, lotusi shihej si simbol i pastërtisë dhe një lule e shenjtë për budistët dhe taoistët. Bozhurja (“Mbretëresha e Luleve”) simbolizon pranverën, krizantema simbolizon jetëgjatësinë, dhe narcisi besohej se sillte fat të mirë.
28. Të gjithë ata që kapeshin duke nxjerrë sekretin e përpunimit të mëndafshit në Kinën e lashtë dënoheshin me vdekje.
29. Kinezët kanë prodhuar mëndafshin që nga viti 3,000 para eres sone. Romakët e njihnin Kinën me emrin “Serica,” që do të thotë “Toka e Mëndafshit”.
30. Kina kufizohet me 14 shtete.
31. Matematika kineze u zhvillua e pavarur nga ajo greke dhe ka qenë gjithnjë në interesin e matematicienëve dhe historianëve.
32. Fenerët kinezë datojnë në vitin 250 para Krishtit dhe konsiderohen si simbol i jetëgjatësisë. Më parë fenerët konsideroheshin si simbol i pasurisë së familjeve, dhe familjet më të pasura kishin fenerë aq të mëdhenj sa duheshin disa njerëz për t’i vendosur diku.
33. Në dinastinë Tang, çdokush që ishte i arsimuar duhet të përshëndeste dhe të thoshte mirupafshim dikujt tjetri me anën e një vargu poetik të improvizuar në moment.
34. Kanali i Madh i Kinës është kanali më i gjatë dhe më i vjetër në botë.
35. Lakuriqi i natës tradicionalisht është konsideruar si një simbol fatsjellës.
36. Biçikleta erdhi në Kinë rreth vitit 1891 nga dy turistë amerikanë. Biçikleta është tani mënyra kryesore e transportit për miliona kinezë.
37. Krapi është simboli i forcës në Kinë. Figura e peshkut zë një peshë të madhe në kulturën kineze dhe fjala “peshk” dhe “bollëk” shqiptohen njësoj në kinezisht (yu).
38. Në Kinën e lashtë, besohej se pasqyrat mbronin njerëzit nga e keqja. Një person që ishte trembur nga një hije, mund të shërohej vetëm duke u parë në pasqyrë.
39. Lumi më i gjatë në Kinë është lumi Yangtze, 6400 km i gjate, dhe pas tij lumi i Verdhë, 4500 km.
40. Kali, i cili mendohet se e ka origjinën nga Azia Qendrore është një kafshë e veçantë në Kinë. Kali konsiderohet si një simbol mashkullor, apo yang, dhe klasifikohet në elementin e zjarrit. Një person i lindur në Vitin e Kalit konsiderohet si një person i pavarur, inteligjent, orator dhe i zoti me paratë.
41. Konkubinazhi (mardhenia jashte martesore) është praktikuar pothuajse gjatë gjithë historisë së Kinës, veçanërisht nga të pasurit. Perandorët kinezë kishin hareme të mëdha me mbi 100 konkubina.
42. Feniksi është zogu më i rëndësishëm në legjendat kineze dhe përfaqëson fuqinë e gruas dhe perandoreshën. Rosat gjithashtu janë një simbol i rëndësishëm dhe përfaqësojnë lumturinë dhe besnikërinë bashkëshortore.
43. Flamuri Kombëtar i RP të Kinës është flamur i kuq me 5 yje. 5 yjet janë të verdhë, 4 yje të vegjël që drejtojnë në majë të tyre një yll të madh në qendër simbolizojnë solidaritetin e madh të popullit nën udhëheqjen e PK të Kinës.
44. Kina ka kalendarin më të vjetër në botë. Kalendari hënor e ka origjinën 2600 vjet para Krishtit dhe ka 12 shenja zodiaku.
45. Konsumi i kërpudhave në Kinë daton rreth 3,000 vjet më parë. Në vitin 1996, Kina prodhoi 600 mijë tonë kërpudha, duke u renditur e para në botë.
46. Disa aktorë kinezë me famë botërore janë Jackie Chan, Chow Yun Fat, Bruce Lee, Jet Li, Zhang Ziyi dhe Lucy Liu
47. Lojërat Olimpike të vitit 2008 në Pekin ishin lojërat më të shtrenjta në histori, në një kohë kur kostoja e Lojërave të Athinës në vitin 2004 ishte rreth 15 miliardë dollarë, lojërat e Pekinit arritën në 40 miliardë dollarë.
48. Cheongsam është një veshje tradicionale për femra me karakteristika kineze që njihet botërisht, madje dhe nga moda e lartë ndërkombëtare. Shumë vipa të huaj preferojnë këtë veshje kineze. Emri “cheongsam,” do të thotë thjesht “fustan i gjatë.”
49. Kinezët supersticiozë tradicionalisht e lidhin domethënien e numrave me shqiptimin e tyre. Numri katër konsiderohet si ogur i keq, pasi tingëllon në mënyrë të ngjashme me fjalën vdekje. Në disa vende të Kinës, numri “4” nuk përdoret si numër telefoni, numër banesash, në ashensor apo edhe në vende të tjera.
50. Ndërsa numri tetë është oguri i mirë, pasi shqiptohet në mënyrë shumë të ngjashme me fjalën fat. Numri i telefonit 8888-8888 u shit për më shumë se 270 mijë dollarë në një krahinë kineze, ndërsa Lojërat Olimpike u hapën më datë 08.08.08 në orën 08:08:08.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *