Prisnin tre por lindën pesë bebe, lindja e pazakonte që tmerroi babain (FOTO LAJM)

Një lindje e rrallë ka ndodhur në Afrikën e Jugut. Një grua shtatzane ka shkuar në spital por nga tre bebe që priste lindën pesë,shkruan albeu.com.

Kjo shkaktoi edhe depresion te babai i cili brenda pesë minutave kur lindi bebja i pestë i ra të fikët. E megjithatë Joe Buthelez u qetësua kur kuptoi se nuk kishte ende bebe që do të dilnin.

Doktori Pitzo më pas bëri të ditur se gjendja e bebeve dhe prindërve është stabile.

Mësohet se gruaja kishte përdorur edhe ilace pak para shtatzanisë. Ndërkaq ata prisnin trenjakë pas kontrollit që kishin bërë gjatë shtatzanisë te pediatri.

Emrat e bebeve janë:Siyanda‚ Sibahle‚ Simesihle‚ Silindile dhe Sindisiwe./albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *