Policia amerikane: Ronaldo nuk është në hetim

Zbulohen disa detaje të tjera të rëndësishme në lidhje me akuzat për përdhunim ndaj Cristiano Ronaldos. Për të nxjerrë në pah fakte të reja, është angazhuar departamenti i policisë së Las Vegasit. Një zëdhënës ka mohuar se Ronaldo është nën hetim.

“Ronaldo nuk është i akuzuar për ndonjë krim! Ronaldo ka shumë të ngjarë të dëgjohet, por si një person i interesuar mbi faktet, jo si i paditur dhe i pandehur. Nuk ka një datë të saktë se kur do të dëgjohet Ronaldo, pasi ai është jashtë vendit tonë.

Do të jetë e rëndësishme ta dëgjojmë, por nuk mund të thuhet ende se kur. Nuk është e vërtetë që i kemi humbur provat, asgjë nuk është zhdukur. Janë të njëjtat prova të vitit 2009. Ato janë ende në zotërim tonë”, tha një zëdhënës i policisë së Las Vegasit. /albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *