Aleksandrin Shqiptar

Aristidh Kola: ”Askush nuk na ka faj, se vetë i kemi verbuar sytë tanë, me duart tona”! Leka i Madh ka folë Shqip dhe duhet të kuptohet si Shqiptar, edhepse në atë kohë nuk kishte etni shqiptare, por kishte etni ilire, makedhone, dardane, mollose, epirote etj., pra kishte etni Pellazge, e cila është paraardhësja e etnisë së sotme Shqiptare. Në çdo luftë, në lashtësi, kanë marrë pjesë historianët (sikurse sot gazetarët), dhe në një luftë ku Leka i Madh luftonte me ushtrinë e tij, një historian iu ofrua shumë afër, sepse Leka fliste tmerrshëm. Historiani u interesua ta dëgjojë nga afër (aq sa ka guxuar të afrohet), se në çfarë gjuhe fliste Leka. ”Zjarm ore”, -ishin fjalët bubullimë të Lekës komandant, kur i urdhëronte ushtarët e tij që të hidhen në sulm gjatë betejës. Historiani kuptoi se ky urdhër nuk ishte as greqisht, as latinisht dhe shkroi: ”Aleksandri fliste në një gjuhë barbare, kur i urdhëronte ushtarët e tij”. Kjo do të thotë se Leka i Madh ka folë Ilirisht, pra, Shqip, prandaj ne sot duhet ta quajmë Aleksandrin Shqiptar, pavarësisht se si janë thirrë fiset illire nëpër shekuj dhe epoka!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *