Shkelje e rëndë e Kushtetutes jan Shkresat e pushtetit vendor

Kastriot Dervishi

Në vitet e fundit një mani e çuditshme pushtoi krejt pushtetin vendor. Në emër të lloj-lloj teorive “decentralizuese”, ky pushtet filloi të dukej sikur ishte një tërësi principatash. Dendësisht nisën të dalin stemat e bashkive, komunave dhe qarqeve, të cilat mund të kenë vend nëpër kartolina, fletëlavdërimi, pako me gështenja, por kurrsesi nuk mund të shoqërojnë emërtesën “Republika e Shqipërisë”.

Në shkresat zyrtare, gati i gjithë pushteti vendor deformon apo poshtëron stemën e republikës. Sipas nenit 14/3 të Kushtetutës “stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut”. Kësisoj, emërtesa “Republika e Shqipërisë” detyrimisht shoqërohet me stemën e saj, e cila nuk mund të zëvendësohet me kanistra, shishe rakie, gurë, pemishte, hardhi, peshq, gurë, kuaj, etj. Sipas nenit 268 të Kodit Penal, jemi përpara poshtërimit të simboleve të republikës. Kam përzgjedhur disa lloje shkresash te të cilat mund të shihni se në çfarë derexheje gjendet kjo pjesë e shtetit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *